MENU
klinika

Përgjigjet psikologu

Pse vuaj nga pagjumësia? Si shpjegohet kjo?

08.01.2020 - 12:47

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Përshëndetje, kam disa kohë që vuaj nga pagjumësia dhe rri me orë të tëra zgjuar. Përse ndodh?

Përgjigjet psikologu:  Më shumë se 51% prej nesh tani luftojnë për të fjetur të qetë natën, ndërkohë që gratë janë tri herë më të prekura se meshkujt. Shumica e njerëzve që vuajnë nga pagjumësia trajtohen me ilaçe, por shumë pilula kanë efekte anësore të padëshirueshme. Prandaj do t’ju sugjeroja disa këshilla përpara se të flini. Një dhomë e errët është e rëndësishme për një gjumë të mirë. Dhomat e gjumit duhet të ketë një temperaturë të rehatshme (rreth 18 gradë C), të qetë dhe të ventiluar mirë, me shtretër dhe jastëkë të rehatshëm. Çdo gjë që stimulon sistemin, të tilla si kafeina, alkooli, çokollata, duhani, një vakt të rëndë apo një  stërvitje të lodhshme, do bëjë që momenti për të fjetur të vijë më vështirë. Nëse vazhdoni të keni probleme me gjumin edhe pas këtyre këshillave duhet të bëni një vizitë për të përcaktuar gjëndjen tuaj.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Problemet që po ju tregon trupi

Djersini sa herë që flini?