MENU
klinika

Premtimi i Kroacisë

Puna për negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

03.01.2020 - 10:43

Kroacia do të punojë për të hapur negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian, teksa vendi mban presidencën e radhës së BE-së për 6 muajt e ardhshëm.

Ky është premtimi i kryeministrit kroat Andrej Plenkovic.

“Do të bëjmë më të mirën e mundshme për të kapërcyer problemet dhe për të zhbllokuar procesin, gjë që nuk ndodhi në tetor 2019”, është shprehur kryeministri i Kroacisë Andrej Plenkovic.

Plenkovic

Franca dhe Holanda penguan hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në tetor të vitit që lamë pas duke sjellë zhgënjim dhe shqetësim në Ballkanin Perëndimor teksa Rusia dhe Kina përpiqen të ndikojnë në këtë rajon, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Kroacia, e cila u bë pjesë e BE-së në vitin 2013, është vendi i fundi që i është bashkuar bllokut. Qeveria kroate e ka listuar zgjerimin e BE-së si një ndër prioritetet kyçe gjatë kryesimit të saj të presidencës së Bashkimit Evropian.

“Konteksti i presidencës sonë është shumë specifik dhe kërkues”, ka shtuar më tej Plenkovic.