MENU
klinika

Gjuriç në veri të Mitrovicës

Vijnë pelegrinët serbë, Gjakova në protestë

06.01.2020 - 09:25

I ashtuquajturi drejtori i Zyrës serbe për Kosovën, Marko Gjuriç në prag të Krishtlindjes ortodokse do të vizitojë sot në Mitrovicën e Veriut.

Mësohet se Gjuriç do të marrë pjesë në djegien e pemëve për Krishtlindje në portin e kishës Shën Dimitri, ceremoni që është parashikuar që të mbahet në orën 16:00.

Ndërkohë, në kuadër të festimeve për këtë ditë, paralajmëruar edhe ardhja e serbëve në Gjakovë.

Mediat kosovare raportojnë se qytetarët e Gjakovës do të mblidhen përpara Kishës Ortodokse ku do të protestojnë kundër ardhjes së këtyre shtetasve serbë, me arsyetimin se kanë kryer krime në këtë komunë.

Lukashenko parashikon skenarin ukrainas

Serbia mund të bëhet anëtare e NATO-s së shpejti

Gazi lotsjellës në seancë plenare në vitin 2016

Kryetari i Kuvendit të Kosovës paraqitet në gjyq

"Biseduam për rrugën europiane të Serbisë"

Presidenti i KE-së zbardh takimin me Vuçiç