MENU
klinika

"Nuk merrem me bixhoz politik, por me shah"

Rama: SPAK kthesë historike, pastroi sistemin

04.01.2020 - 22:03

“Procesi i formimit të SPAK është një proces kaq i rëndësishëm, strategjik për partnerët tanë, sidomos për ata amerikanë. Procesi i monitorimit është në alert maksimal”. Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama mbrëmjen e sotme në emisionin “Java” përballë Lorenc Vangjelit dhe Preç Zogajt.

Kreu i qeverisë tha se zgjedhja e anëtarëve të Prokurorisë Speciale Antikorrupsion nuk mund të ketë qenë perfekt, por sipas tij solli një pastrim të sistemit.

Rama tha se ka pritshmëri nga 2020-ta, ndërsa shtoi se kjo do të jetë për shkak të rindërtimit, apo dhe për procesin historik në betejën me krimin.

“Procesi i formimit të SPAK është një proces kaq i rëndësishëm, strategjik për partnerët tanë, sidomos për ata amerikanë. Procesi i monitorimit është në alert maksimal. Nuk bëhet fjalë që të ketë…se di si janë ndarë, e kush janë apo kush s’janë.

Është e pamundur që të ketë pas kësaj ‘anomalie’ një skenar që lidhet me kahjen e simpative apo njohjeve. Procesi nuk është se ka qenë perfekt, por ama ka prodhuar kapacitetin e paimagjinueshëm të një pastrimi të një sistemi. Në pjesën e pastruar ka pasur gjykatës dhe prokurorë që fatkeqësisht kanë rezultuar të ndotur nga pikëpamja e raportit etik, por kanë qenë dhe njerëz me eksperiencë.

Nga ata që kalojnë procesin ka dhe ata që s’kanë eksperiencë. Ky sistem është një kthesë historike në aspektin e pastrimit. Pjesa tjetër se sa dhe si ky sistem që po ngrihet do të jetë i paanshëm, kjo duhet provuar. Mendoj se 2020 është një vit kyç.

Për shumë arsyeje mendoj se ky vit mund të jetë viti më i shënuar për qeverisjen time, për shkak të rindërtimit, për shkak të një procesi historik në betejën me krimin, që nis me një rindërtim nga shtetit në themelet e krimit. S’merrem me bixhoz politik, por me shah politik. Në këtë histori është dhe Fanti dhe Çupa.’, tha kryeministri Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Nga zgjedhjet më të pazakonta, tek tërmeti i 26 nëntorit”

Rama: 2019-ta, viti më i vështirë


“10 milionë euro për kokën e Martinajt”

Kurthi që ngriti Leonard Duka për “mbretin” e kumarit!

Ishin në kërkim në kuadër të urdhër-arresteve të lëshuara nga SPAK

Si u vunë në pranga dy shqiptarët në Verona

“Do vish në Itali, po hape gojën të denoncosh do të të vrasim mamanë”

Si e reja zbuloi planin se vjehrra do e trafikonte për prostitucion

"Shumë shpejt do dalin emra të tjerë politikanësh e..."

“SPAK ka bërë tërmet”/ Profesori Karamuço bën paralajmërimin e bujshëm