MENU
klinika

Samiti “Turizëm, Solidaritet dhe Qëndrueshmëri”

‘Shqipëria është një leksion i turizmit!’, Rama: T’ua tregojmë fqinjëve!

14.01.2020 - 10:28

Po zhvillohet në Tiranë samiti “Turizëm, Solidaritet dhe Qëndrueshmëri”.

Në këtë samit për të diskutuar mbi sfidat dhe pritshmëritë e sektorit të turizmit marrin pjesë kryeministri Edi Rama, Ministri i Turizmit Blendi Klosi dhe ministrat e turizmit të Italisë, Greqisë, Kroacisë dhe të gjithë rajonit.

Ky samit zhvillohet edhe në kuadër të solidaritetit për të ndihmuar me anë të turizmit mbi 6000 qytetarë që mbetën të pastrehë si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit 2019.

kolana e librave

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama ka deklaruar se Shqipëria është gati që tu tregojë vendeve fqinje se vendi ynë Shqipëria është një leksion solidariteti i rrallë i turizmit, që me strukturat e tij tregoi se është një mbështetës i rëndësishëm i krizës humanitare dhe sigurisht mbetet një destinacion i qëndrueshëm.

“Turizëm, Solidaritet dhe Qëndrueshmëri” Shqipëria, Greqia, Italia, Sllovenia, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Serbia, Kroacia dhe Mali i Zi, bashkë në një Samit Ndërkombëtar për Turizmin. Jemi gati t’i tregojmë shteteve fqinje se Shqipëria është një leksion solidariteti i rrallë i turizmit, që me strukturat e tij tregoi se është një mbështetës i rëndësishëm i krizës humanitare dhe sigurisht mbetet një destinacion i qëndrueshëm.” shkruan Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Turizmi, Solidaritet dhe Qëndrueshmëri”

Tërmeti mbledh në Shqipëri ministrat e turizmit të Ballkanit

Arritjet, sfidat dhe dështimet e një viti

Ngjarjet ekonomike më me ‘zë’ në 2019