18.01.2020 - 17:50
Real Madrid ka marrë një fitore jo të lehtë në shtëpi ndaj Sevilla-s, duke e mposhtur këtë të fundit 2-1. Tri pikë që bëjnë që Los Blancos të marrin kreun provizorisht.
Në pjesën e parë ishte dominim total i vendasve madrilenë, por në një moment frymëmarrje, miqtë arritën të shënonin. Fati ishte për të besuarit e Zidane, pasi VAR e anulon.
Real Madrid ka marrë avantazhin në minutën e 57-të pas golit të Casemiros. Braziliani mori një asist magjik nga Jovic me thembër dhe i vetëm përballë portierit nuk gaboi.
Por shtatë minuta më vonë barazon de Jong, edhe ky një gol shumë i bukur. Nuk dorëzohet Real Madrid, që rikthen avantazhin në 69’, kur Casemiro shënon me kokë.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Hera e parë në Arabi dhe me këtë format