MENU
klinika

Hera e parë në Arabi dhe me këtë format

Real Madrid u falet penalltive, fiton Superkupën

12.01.2020 - 21:46

Real Madrid ka mposhtur Atletico Madrid sërish në një finale me penallti. Los Blancos fitojnë Superkupën e Spanjës, kur koha e rregullt dhe shtesa përfunduan 0-0.  

Ndeshja ishte shumë e luftuar, me plot raste për 120 minuta lojë. Felix ka pasur një rast të pastër në 90 minutat e rregullta, por portugezi ka shpërdoruar.

Real Madrid ka dominuar, por Oblak ishte në një ditë shumë të mirë dhe ka shpëtuar Atletico në të paktën 4 raste të pastra. Por meritë në fundin (shtesë) e ndeshjes kishte edhe portieri Courtois.

Pesë minuta para mbylljes së 120 minutave lojë, Morata po vraponte i vetëm drejt portierit, por Valverde e ndëshkon me vetëdije dhe largohet me të kuq.

Si përfundim, për fituesin u deshën penalltitë. Saul humbi penalltinë e parë, goditi shtyllën. Courtois pret të dytën. Madrilenët u treguan të saktë në 4 penalltitë dhe fituan 4-1. Zidane i ka fituar 9 finalet si trajner, pa humbur asnje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kroos shënon nga goditja e këndit

Tre supergola, Real Madrid në finale të Superkupës

Derbi madrilen në Superkupën e Spanjës

Përmbysje spektakolare, Atletico mposht Barcelonën