MENU
klinika

Derbi madrilen në Superkupën e Spanjës

Përmbysje spektakolare, Atletico mposht Barcelonën

09.01.2020 - 22:16

Një përmbysje spektakolare erdhi në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës. Atletivo Madrid ka mundur 3-2 me Barcelonën në një ndeshje e cila dhuroi spektakël deri në sekondat e fundit të saj.

Pjesa e parë ishte pa gola, por e dyta filloi menjëherë me spektakël. Koke shënoi pas 15 sekondash në fushë, i aktivizuar pas pushimit nga Simeone, ndërsa Messi u përgjigj pak më vonë duke barazuar shifrat.

VAR i anuloi argjentinasit avantazhin, por atë e gjeti pak më vonë Griezmann me një gjuajtje me kokë, që mposhti Oblak, i detyruar të bënte pritje pas pritje për të mbajtur në lojë skuadrën.

Barcelona vazhdoi të sulmonte dhe tundi përsëri rrjetën, këtë herë me Pique, por ishte përsëri VAR që i mohoi gëzimin e golit. Kjo zgjoi Atleticon që në 10 minutat e fundit të ndeshjes ndryshoi plotësisht tablonë e sfidës.

Morata fillimisht barazoi shifrat me një penallti, e më pas ishte Correa i cili dërgoi topin në rrjetë duke siguruar finalen me një përmbysje të bujshme 3-2, duke u bërë gati për derbin ndaj Realit. 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kroos shënon nga goditja e këndit

Tre supergola, Real Madrid në finale të Superkupës