MENU
klinika

Shqiptari në historinë e Bundesliga

Rekordi negativ i Gjasulës, 10 kartonë në 18 ndeshje

28.01.2020 - 11:08

Klaus Gjasula është futur zyrtarisht në librat e historisë së Bundesligës. Mesfushori i kombëtares shqiptare, i cili aktivizohet te Paderborn prej dy sezonesh, ka vendosur rekord negativ në elitën e futbollit gjerman.

Gladiatori është ndëshkuar 10 herë me karton të verdhë në 19 javët e para të Bundesligës dhe për këtë arsye mungon kundër Wolfsburg për herë të dytë këtë sezon.

Rekord akoma më negativ ky për kapitenin e Paderborn, pasi këto kartonë i ka marrë në 18 javë kampionat, duke barazuar rekordin e Helmut Rahner në sezonin 1992-1993.

Nervozizmi i Rahner shihej në çdo cep të fushës, çka e shndërroi ish lojtarin e Uderinger në futbollistin më të ndëshkuar në historinë e Bundesligës gjatë një sezoni futbollistik.

Pikërisht sezonin ‘92-’93, Rahner mori 22 kartonë të verdhë, një rekord negativ që Gjasula mund ta kërcënojë deri në fundin e sezonit aktual.

30-vjeçari është një titullar stabël tek ekipi që pozicionohet në vendin e 17-të të Bundesliga, duke rrezikuar jo pak qëndrimin në elitë. Gjasula ka arritur të shënojë një gol këtë sezon në Bundesliga.

Edhe me Kombëtaren shqiptare, Gjasula është problematik me kartonët e verdhë, pasi në 5 ndeshje aktivizim, ka marrë 3 kartonë të verdhë. Gjithsesi, ai ka bërë paraqitje të mira si kuqezi

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN