MENU
klinika

Reagimi i plotë

Rrëzimi i avionit ukrainas në Teheran/ Cakaj: Të trishtuar dhe të tronditur…

08.01.2020 - 14:30

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka shprehur sot trishtim të thellë për rrëzimin e avionit ukrainas pranë Teheranit, nëpërmjet një reagimi në twitter.

Cakaj është shprehur se lutjet dhe mendimet janë me të gjithë ata që janë prekur nga kjo ngjarje e rëndë.

“Të trishtuar thellë dhe të tronditur ndërsa mësuam rrëzimin e avionit ukrainas afër Teheranit. Mendimet dhe lutjet tona janë me të gjithë ata që janë prekur nga kjo ngjarje shkatërruese”– ka theksuar Cakaj.

Një avion ukrainas me me 176 njerëz në bord u rrëzua të mërkurën pranë një aeroporti në Teheran dhe zyrtarët thanë se nuk ka të mbijetuar. Avioni sapo ishte ngritur nga aeroporti ndërkombëtar Imam Khomeini dhe ishte drejtuar për në Kiev. Rrëzimi dyshohet se është shkaktuar nga probleme mekanike.