MENU
klinika

"Të plotësojë kushtet ose bllokojmë terminalin e ri në Tiranë"

Shoqata e Transportit protestë: Afat dy javë ministrisë dhe bashkisë

24.01.2020 - 10:15

Shoqata e Transportit Ndërqytetas ka paralajmëruar sot se nëse Ministria e Infrastrukturës dhe bashkia e kryeqytetit nuk do të plotësojnë kërkesat e tyre brenda dy javësh atëherë do të bllokojnë terminalin e ri të autobusëve për linjat e Jugut dhe Veriut që u inaugurua pak javë më parë te Kthesa e Kamzës.

Kreu i shoqatës Kujtim Meta deklaroi për mediat se problemet që hasin janë disa, duke filluar nga linjat e paligjshme, urbanët që të fillojnë punën që në orën 05:00 të mëngjesit dhe të shkojnë te terminali, por edhe të hapet rruga për të shkuar direkt në autostradë.

“Kërkojmë hapjen e rrugës që makinat të dalin shkurt në autostradë. Dakord që bashkia na solli një terminal më të mirë, por transporti i paligjshëm vijon akoma në Tiranë, vjen deri këtu për të marrë pasagjerët, para policisë dhe askush nuk e ndëshkon. Policia bashkiake dhe tjera (e rendit) e shikonin dhe nuk bën asgjë.

Transporti i paligjshëm vijon, ka me vite, pavarësisht kërkesave dhe letrave që kemi dërguar. Kërkuam një rregull vendosje për arsye të konflikteve në terminal. Konflikti është për arsye se Fieri i merr Vlorës, Vlora Fierit dhe kështu me radhë, ne kërkojmë që linjat të jenë sipas radhës dhe destinacionit dhe patrullat e bashkisë të vendosin rregull.

Gjithashtu kërkojmë që të mos bërtasin, pasi ka ardhur rendi (policia) dhe kërkon qetësi dhe rregull. Për ardhjen e qytetarëve është problem urbani, Tirana e Re është linja e vetme, por duhet edhe të tjerët ta ndryshojnë. Kjo ndikon te udhëtarët. Qytetarët nuk kanë urban të vijnë që në orën 05:00, kjo bën që i paligjshmi të dalë atje dhe i merr. Kemi kërkuar gjithashtu heqjen e linjave të dubluara, ka shumë të tilla.

Ne pastaj do të marrim hapat tona deri në bllokim të terminalit dhe punës nëse nuk merren masa. Afati që do të vendosim është dy javë” deklaroi Mema. Të pyetur për zhvendosen e terminali në atë zonë, ai tha se “Këtë nuk e caktojmë ne por shteti, i takon bashkisë për këtë”, deklaroi ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Transporti urban në Korçë

Brenda vitit nis puna për terminalin e ri