MENU
klinika

Epiqendra dhe magnituda më e fortë

Shqipëria lëkundet 5 herë gjatë natës

27.01.2020 - 10:02

Lëkundje tërmeti janë ndier gjatë orëve të fundit në Tiranë dhe Korçë, duke filluar nga orët e mbrëmjes së 26 janarit deri në orët e para të këtij 27 janari.

Më i forti, ai i cili u ndje dhe nga 980 mijë banorë gjatë natës, ishte ai i orës 1:40 të 27 janarit, me magnitudë 3.7 të shkallës Rihter dhe thellësi 10 kilometër, me epiqendër në Rrushkull të Durrësit.

Por ndërkohë vetëm gjatë 26 janarit ka pasur edhe katër lëkundje të tjera Gjatë mbrëmjes kanë rënë katër, në orën 21:05 me magnitudë 2.9, në orën 21:13 me magnitudë 2.4, në orën 22:14 me magnitudë 2.6 në Korçë, dhe në orën 23:45 me magnitudë 2.0. Kurse tre të tjerët kanë qenë në zonën mes Fushë- Krujës dhe Durrësit.

Lëkundja e fundit me magnitudë 3.7 ka shkaktuar panik tek dhjetëra qytetarë pasi kujtojmë se kanë kaluar dy muaj nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019, në po të njëjtë zonë, ku ndërruan jetë 51 viktima dhe mijëra të tjerë mbetën pa strehë.

Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin