MENU
klinika

Rrëmbimi teksa notonte...

Si lindi legjenda e një kryeministri të zhdukur?

08.01.2020 - 17:34

      Mbetet një nga misteret më të mëdha të gjitha kohërave, që shtron shumë pikëpyetje, por asnjëherë diçka reale, që do t’i jepte fund këtij diskutimi. Më 17 dhjetor 1967, Harold Holt, kryeministri i Australisë, shkoi për të notuar dhe nuk u kthye më.

Supozohet se ai ishte mbytur dhe për nder të tij, u mbajt një ceremoni ku morën pjesë udhëheqës botërorë, përfshirë kryeministrin britanik Harold Wilson dhe presidentin amerikan, Lyndon Johnson.

Por, trupi i tij nuk është gjetur kurrë, duke ngritur teori qesharake, duke përfshirë edhe një libër që pretendon se kryeministri ishte rrëmbyer nga një nëndetëse kineze.

50 pas zhdukjes së tij, karriera e politikanit progresiv australian Holt, u zbeh tërësisht nga natyra misterioze e vdekjes së tij.

Një nga misionet më të mëdha të shpëtimit në Australi u nis, por trupi nuk u gjet kurrë. Kryeministri 59-vjeçar vuante nga problemet e zemrës, por mungesa e trupit të tij, ka krijuar shumë legjenda.

Sipas një “legjende”, ai është rrëmbyer nga një nëndetëse kineze ose sovjetike… apo nga jashtëtokësorët.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN