Fjalimi i Presidentit Trump në Forumin Ekonomik Botëror shkoi përgjithësisht mirë.
Kjo është pjesërisht sepse Davos është një bashkësi e drejtuesve të biznesit, dhe atyre u pëlqen mesazhi pro-biznesi i Trump.
Davos dikur ishte vendi ku shtetet mblidheshin për të demonstruar angazhimin e tyre për hapjen e ekonomive dhe shoqërive të tyre. Mbi të gjitha, këto forca prodhonin rritje globale dhe largonin qindra miliona nga varfëria.
Sot Davos duket shumë ndryshe. Aty ku globalizimi dikur ishte tema kryesore, sot ka reagim populist ndaj tij. Aty ku dikur kishte perspektivë për të ardhmen, sot ka paqartësi dhe shqetësim.
Ruchir Sharma i Menaxhimit të Investimeve të Morgan Stanley tregon se që nga viti 2008, ne kemi hyrë në një fazë të “deglobalizimit”.
Tregtia globale, e cila u rrit pothuajse pa ndërprerje që nga vitet 1970, tanimë “ka ngecur”, ndërsa flukset e kapitalit kanë rënë. Flukset e migrimit neto nga vendet e varfëra në ato të pasura gjithashtu kanë rënë. Në vitin 2018, migracioni neto në Shtetet e Bashkuara arriti në pikën e tij më të ulët në një dekadë.
The Economist vëren se Evropa, dikur një nga motorët kryesorë për hapje në ekonomi dhe politikë, është gjithashtu duke zbuluar ndërhyrjen e shtetit për të mbështetur industritë vendase. Dhe nëse mendoni se Interneti është i përjashtuar nga këto tendenca, mendoni përsëri.
Siç tregon një raport i vitit 2019 nga DHL, globalizimi është akoma i fortë dhe, me disa masa, vazhdon të zgjerohet.
Njerëzit ende duan të tregtojnë, udhëtojnë dhe të bëjnë transaksione në të gjithë botën.
Ekonomisti Nouriel Roubini argumenton se rezultati i të gjitha këtyre masave, mbrojtja e industrive vendore, subvencionimi i kampionëve kombëtar, kufizimi i imigracionit është rritje e ngadaltë, më pak punë, ekonomi më pak efikase.
Sidoqoftë, sot mbizotëron nacionalizmi dhe proteksionizmi.
Kjo fazë e deglobalizimit po drejtohet nga lart. Kombet kryesore të botës janë, si gjithmonë, përcaktuesit e axhendës.
Ndoshta, shembulli më i mirë janë Shtetet e Bashkuara, që tani ka një president i cili bën thirrje për tregti të menaxhuar, imigrim më të kufizuar dhe masa proteksioniste.
Në Davos, Trump ftoi çdo komb që të ndjekë shembullin e tij. Dhe kështu duket se po ndodh.
Përkthyer dhe përshtatur nga The Washington Post/ konica.al