MENU
klinika

The Guardian

Globalizmi nuk i mbijeton dot Trumpit

08.08.2019 - 11:07

Pekini këtë javë akuzoi SHBA-në se po “shkatërronte me qëllim rendin ndërkombëtar”, dhe kjo nuk do të kalojë më pa diskutuar. Globalizimit siç duket, po i vjen fundi dhe nuk është aspak përfundim i dëshirueshëm.

E vërtetë, miliona njerëz janë hequr nga varfëria në 25 vitet e fundit, por shumica e tyre jetojnë në një vend, Kinë.

Tregjet e aksioneve në botë i shohin gjërat ndryshe. Po kështu, korporatat shumëkombëshe shqetësohen për dëmin e mundshëm që mund të shkaktojnë pengesat tregtare në zinxhirët e furnizimit global.

Gjatë historisë ka patur valë të njëpasnjëshme të globalizimit të ndjekura nga një reagim. Kjo është një nga ato raste dhe duket se tendencat e fundit në politikë, teknologji dhe klimë tregojnë për nevojën për një rend të ri botëror të përqendruar më shumë në komn-shtete më të forta dhe një sistem ndërkombëtar i reformuar.

Për më shumë se një dekadë, qysh nga viti 2008, ka pasur një përpjekje të furishme për të ngritur globalizimin përsëri në këmbë. Trump është provë që ato përpjekje kanë dështuar.

Tani pavarësia e bankave qendrore është e kërcënuar. Shtetet e Bashkuara nuk janë të gatshëm të thithin prodhimin e tepërt të botës dhe në vend të kësaj kërkojnë që vende të tilla si Gjermania të heqin tepricat e tyre tregtare. Përpjekja e Evropës për integrim ka ngecur. Partitë e qendrës janë zhdukur.

Rreziku që kjo situate mund të përfundojë në konflikt ushtarak është shumë më e lartë se sa mendohet në përgjithësi.

Për të parandaluar një përfundim të tillë, duhet të ketë ndryshime në të gjitha nivelet, duke filluar me atë lokal.

Nisma e Rrugës së Mëndafshtë të Kinës është një shembull sesi vendet kanë filluar të veprojnë në një nivel nën-global. Rrjeti i projekteve të infrastrukturës në Pekin në të gjithë Azinë dhe Evropën ka një qëllim të dyfishtë: të sigurojë një treg për mallrat kineze dhe të zgjerojë arritjen e Pekinit në pjesë të botës, ku fuqia e Amerikës është e dobët.

Asnjë nga ato që duhen nuk do të jetë e lehtë. Por tre zhvillime japin shkak për optimizëm.

E para është se dështimet e sistemit aktual janë bërë shumë të mëdha për tu injoruar. E dyta është se dështimi ka çuar, si gjithmonë, në mendime të reja. E treta është se idetë e reja kanë filluar të ndikojnë në politikë.

Larry Elliott është redaktori i ekonomisë i The Guardian.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga The Economist

Globalizmi ka marrë fund?

Albert Çaçi

Pasojat e globalizmit