MENU
klinika

Përfitojnë 4 të mitur

Sot diskutohet amnistia për të burgosurit

22.01.2020 - 09:32

Në Komisionin e Sigurisë sot do të diskutohet për dhënin e amnistisë ndaj të burgosurve. Komisioni do të diskutojë mbi propozimet e miratuara nga qeveria.

Nga amnistia e miratuar nga Këshilli i Ministrave në bazë të të gjitha kritereve të vendosura nga 56 gra që vuajnë dënimin, përfitojnë lirim të menjëhershëm gjysma e tyre.

Fitojnë lirinë 28 gra dhe përftojnë ulje me 1/3 e dënimit të mbetur 28 gra të tjerë. Po ashtu përfitojnë 4 të dënuar të mitur që vuajnë sot dënimin dhe 2 të tjerë përfitojnë 2/3 e dënimit.