MENU
klinika

"Debat i madh për ato që kanë vrarë burrat"

Amnistia e fundvitit/ Rama jep lajmin: Përfitueset kryesore do jenë gratë

24.12.2019 - 11:28

Kryeministri Edi Rama, njoftoi se sot Këshilli i Ministrave do të miratojë një vendim që lidhet me amnistinë për festat e fundvitit, ku perfitueset kryesore do të jenë gratë.

“Do doja një amnisti totale për gratë. Por ka një debat të madh për gratë që kanë vrarë burrat. Ky debat nuk është politik, por juridik. Shumë më i komplikuar sesa thjesht dëshira dhe qëllimi i mirë nga ana ime”, tha Rama.

Gjatë një prononcimi për mediat pak pas mbledhjes së Kryesisë së PS, kreu i qeverisë tha se do të ketë masa lehtësuese për gratë që vuajnë dënim, edhe pse do të donte amnisti totale për to.

“Sot në mbledhjen e qeverisë pas pak kemi këtë vendim për të marrë. Besoj se përfitueset kryesore do jenë gratë. Do doja më shumë, por për këtë jam në minorancë. Unë do doja një amnisti totale për gratë. Është debat i madh për gratë që kanë vrarë burrat. Ky debat nuk është politik, por juridik. Shumë më i komplikuar sesa thjesht dëshira dhe qëllimi i mirë nga ana ime. Kemi pasur disa debate, dhe nuk është se e ministret se mbështesin. Por gratë që vrasin burrat mendojnë se nuk është një krim që jepet amnistia me një të rënë të lapsit. Thjesht unë nuk i kisha hyrë më thellë në këtë aspekt. Por instinktivisht mendoja se do të ishte më e plotë. Amnistia do të jetë e konsiderueshme për gratë që vuajnë dënime.”, pohoi Rama.