MENU
klinika

"Nuk do e lëmë vendin pa Reformë Zgjedhore"

“S’presim më PS-në!”, Basha: S’bëhemi pjesë e tryezave të errëta

11.01.2020 - 17:46

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një bashkëbisedim me gazetarët sulmoi ashpër kryeministrin Edi Rama, ndërsa pohoi se ky i fundit është kundër reformës zgjedhore.

Sipas Bashës, PD-ja që në muajin shtator ka pasur gati platformën për reformën zgjedhore, për të siguruar kështu votën e lirë, ndërsa theksoi se tashmë nuk mund të presin më Partinë Socialiste dhe nuk mund të behën pjesë e tryezave të mbyllura dhe të errëta.

“Kam 3 mesazhe që dua t’i ndaj për qytetarët shqiptarë. Së pari; nuk duhet humbur asnjë çast kohe për negociatat. Është e vetmja rrugë për të thithur fonde nga BE. Gjatë ditës së djeshme kam pasur takime në Itali. Më bëri përshtypje një fakt, se vetëm Rumania, vend anëtar, përfiton fonde nga BE, 3 herë sa buxheti i shtetit të Shqipërisë. Për pa gatishmërinë, mungesën e vullnetit, për zhytjen e vendin në korrupsion, kryeministri po na mban larg Europës.

Dje drejtuesit më të lartë të BE, kanë shprehur edhe njëherë vullnetin e tyre për të hapur negociatat. Në komunikimin tim, dy zyrtarë ma kanë konfirmuar publikisht këtë gjë. Ky është qëllimi; ne nuk duhet të humbim këtë shans të madh. Këtë mundësi të madhe për t’i ardhur në ndihmë ekonomisë shqiptare. Ky është një vit i rëndësishëm.

Prioritet nr.1 është miratimi i reformës zgjedhore, që i hap rrugë zgjedhjeve të lira dhe për t’i dhënë fund fenomenit të shitblerjes së votës. Që janë kushtet e tjera të Bundestagut gjerman. Ne kemi dhënë propozimet tona. Prej shtatorit opozita i prin këtij procesi, ndërkohë që ka kaluar afati, që është afati i dhjetorit. Jemi ne në pritje të PS së Ramës. Por kjo pritje ka fund. Pasi do të marrim përsipër fatin e shqiptarëve.

Nuk mund të jemi pjesë e një procesi të tavolinave të mbyllura dhe të errëta, por duhet të jetë pjesë e një diskutimi që garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme. S’ka ndryshuar asgjë, as një presje. Këtu prevalon vullneti politik. Për sa kohë Rama vazhdon që të mbështesë karrierën politikë tek kriminelët, për sa kohë zbulohen ata, dhe ai vazhdon të kruajë mjekrën, harrojeni se këtu do të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Shqipëria ka nevojë për një qeveri të papërlyer. Asnjë sistem nuk ka për të garantuar zgjedhjet, nëse nuk ndëshkojmë krimin elektoral të transmetuar nga VOA, apo dhe BILD. Dje jeni njohur me një tjetër kryebashkiak të përfshirë në krim, si ai i Mallakastrës.”, tha Basha.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ndërsa priten protesta, vjen levizja surprizë e opozitës

A është vetingu i Bashës një atvrarje? Dhe pse duhet vlerësuar ai?

"Opozita, e gatshme për të hapur negociatat"

A do zgjidhet kriza? Kryemadhi: Ja ku qëndron problemi…