MENU
klinika

Çaj mali me limon e mjaltë

Superfuqia e natyrës kundër të ftohtit

04.01.2020 - 09:46

Një filxhan çaji mali i ngrohtë me limon dhe mjaltë zbut dhe qetëson gjithë organizmin duke ofruar vlera të panumërta kuruese.

Aroma dehëse e çajit të malit, bashkuar me aromën fantastike të freskët të limonit dhe atë hyjnore të mjaltit janë padyshim ndjellëse të shijes. Por vlerat e tyre shëndetsore të bashkuara në një recetë të vetme janë të jashtëzakonshme për shëndetin.

Një filxhan çaji mali i ngrohtë me limon dhe mjaltë zbut dhe qetëson gjithë organizmin duke ofruar vlera të panumërta kuruese.

Kjo është kura e vjetër natyrale e popullore e gjysheve dhe stërgjysheve, të cilat në ditët dhe netët e ftohta të dimrit mbanin përherë mbi sobë një ibrik me çaj mali gati për t’a shërbyer për të gjithë familjen.

Që në gllënkën e parë të këtij çaji fantastik ndjen se si kjo superfuqi natyrale ngroh menjëherë organizmin dhe çliron trupin, ndihmon në lehtësimin e fytit e zbutjen e kollës gjithashtu, ashtu siç lufton gripin dhe të gjitha komplikacionet që sjell i ftohti.

Të përgatitur me tre nga përbërësit më të fuqishëm të natyrës, çaj mali, mjaltë e limon, më shumë se sa një çaj, kjo pije është zëvendësuesi i shkëlqyer i çdo lloj medikamenti në lehtësimin e problemeve shëndetsore që na prekin nga i ftohti dhe dimri.

Çaji me fuqitë e një mali për shëndetin

Çaji i malit është aset që natyra i ka dhuruar njeriut për t’a ndihmuar në mirëqenien e organizmit. Sipas të dhënave , çaji i malit shqiptar ka efekte të fuqishme në forcimin e imunitetit.

  • Ai ndikon për një tretje shumë të mirë të lehtë ndërsa lufton alergjitë e astmën, dhimbjet e kokën e sinozitin.
  • Çaji i malit ka një fuqi të jashtëzakonshme gjithashtu në trajtimin e sëmundjeve të të ftohtit.
  • Gripi, dhimbjet e fytit, kolla apo dhimbjet e kraharorit trajtohen më së miri përmes çajit të ngrohtë të malit.

Limoni, mbreti i të gjitha agrumeve në vlera

Jo më kot, cilësohet si fruti i jetëgjatësisë.

Limoni është një pasuri vlerash të çmuara për shëndetin.

  • Vetitë kuruese të tij janë të fuqishme falë vitaminave C dhe P, të cilat i bëjnë efektet shëruese të limonit të menjëhershme për organizmin e njeriut.
  • Lëngu i limonit është fantastik kundër etheve të të ftohtit, gripit dhe ndërlikimeve që sjell ai për trupin.
  • Limoni ndikon në uljen e temperaturës, forcon imunitetin dhe lufton virozat.

Mjalti, nektari i natyrës për njeriun

Është cilësuar ndër shekuj si nektari i perëndive, e vijon të jetë i tillë edhe sot. Mjalti ka një përdorim të gjërë dhe jo vetëm si ëmbëlsues.

  • Përpara shpikjes së antibiotikëve, mjalti përdorej gjërësisht për të trajtuar plagët apo djegiet e lëkurës. Ai është përdorur edhe për të zbutur kollën ose si maskë lëkure.
  • Që në lashtësi, mjalti konsiderohej si një ushqim i rëndësishëm për atletët dhe njerëzit që kryenin aktivitete fizike.
  • Mjalti përmban sasi të vogla proteine, folati, vitamine C dhe vitamina të tjera të rëndësishme.
  • Vlerat më domethënëse të mjaltit vijnë nga mineralet që ai përmban.

Receta e përgatitjes

  1.  Një grusht me çaj mali
  2. Një lugë çaji me mjaltë
  3. Dy lugë gjellë me lëng limoni
  4. Një filxhan çaji me ujë

Përgatitja

Si fillim zjejmë ujin. Në ujin e nxehtë hedhim çajin e malit, e lëmë të zjejë deri në 10 minuta. E heqim nga zjarri dhe e hedhim në filxhan. Më pas hedhim lugën e mjaltit dhe lëngun e limonit. Çaji pihet kur është i ngrohtë.

Çfarë thonë ekspertët për ARFID

Çrregullimi i heshtur i të ngrënit!

Çfarë ndodh në trupin tuaj kur e konsumoni

Rrahjet e zemrës nga kafja/ A duhet të shqetësoheni?

Përdorimi dhe efektet tek flokët dhe skalpi

Çfarë është shampoja e thatë