28.01.2020 - 10:50
Franca pranoi të vonojë mbledhjen e të ardhurave nga taksa e re mbi kompanitë dixhitale, një lëshim ndaj Amerikës, e cila pretendon se vënia e taksës ka shënjestruar vetëm gjigandët Amerikanë të teknologjisë si Google dhe Amazon, dhe kërcënon të kundërpërgjigjet me tarifa ndaj mallrave Franceze.
Të dy vendet shpresojnë të arrinë një zgjidhje zyrtare nga fundi i këtij viti. Steven Mnuchin, sekretari amerikan i thesarit paralajmëroi Britaninë dhe Italinë të ndalin planet e tyre mbi taksën dixhitale, ose për ndryshe “ne do të kemi bisedime të ngjashme me ta”- tha ai.
Për më shumë lajme klikoni në www.konica.al
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Heqja e taksës për produktet franceze
Francë-SHBA marrëveshje brenda dy javëve?
Deutsche Welle