Pasi që u shfaqën informacione se është shtyrë dalja e modelit Nokia 9 PureView, në mënyrë që të mund të implementohej çipseti Snapdragon 865, në ndërkohë do të mund të lansohet një telefon i ri retro i Nokias (Nokias “origjinale”), raporton GSMArena.
Juho Sarvikas, CPO i kompanisë HMD Global, postoi në Twitter një foto të një palë atleteve të reja të – “Adidas Originals”. Në përshkrim, ai përmendi Nokia ‘origjinal’ me smajlin i cili e shkel syrin dhe hashtagun #ChineseNewYear. Kjo sugjeron që Nokia ‘origjinale’ mund të jetë versioni i ri i një prej telefonave legjendar të Nokia, i cili u shfaq shumë përpara platformës Android. Gjithashtu, duket se ky telefon do të arrijë më 25 janar.
Kemi parë më herët që HMD po përpiqet të arrijë sukses në nostalgji, ndërsa kompania i ka prezantuar më parë disa modele Nokia 3310 gjatë vitit 2017.
Më pas erdhi modeli i rifreskuar 8110 në vitin 2018 dhe disa telefona të tjerë retro.