Liverpool ka kaluar me sukses një nga transfertat më të vështira në Premier League, duke fituar 1-0 ndaj Tottenham. Tri pikë që vendosin një rekord, pasi Të Kuqtë bëhen skuadra e parë që arrijnë në 61 pikë pas 21 ndeshjesh.
Një ndeshje spektakël në Londër, por vendimtare ishte minuta e 37-të, kur Firmino realizoi golin e vetëm pas pasimit të Salah. Jurgen Klopp nuk gëzon.
Pjesa e dytë ka qenë akoma më e luftuar. Son ka humbur një rast të pastër, ndërsa më pas portieri Alison bën mrekullinë. Liverpool nuk arriti të “vriste” ndeshjen me një gol të dytë në kundërsulm.
Gjithsesi, të besuarit e Klopp marrin tri pikë me shumë vlerë dhe shkëputen me 16 pikë në krye, madje kanë edhe një ndeshje më pak. Ndërsa për Tottenham objektivi “Champions” mbetet ëndërr.