MENU
klinika

FA Cup

Tottenham shmang eliminimin, kalon Chelsea

05.01.2020 - 17:11

Rezultati befasues është regjistruar në Riverside Stadium, me Middlesbrough që ka marrë një barazim 1-1 kundër Tottenham-it të Jose Mourinho-s.

Kanë qenë vendasit që kanë zhbllokuar ndeshjen në minutën e 50-të me Fletcher, ndërsa miqtë janë kundërpërgjigjur me Lucas në të 61-ën. Spurs kanë arritur të shmangin eliminimin dhe do të kenë mundësinë të sigurojnë kualifikimin në fushën e tyre.

Chelsea ka mundur 2-0 Nottingham Forrest në Kupën e Anglisë dhe ka siguruar kualikimin në raundin e katërt. Ndeshja e luajtur në Stamford Bridge është vendosur në pjesën e parë.

HudsonOdoi ka kaluar në avantazh vendasit në minutën e 6-të dhe Barkley ka fiksuar shifrat në 2-0 në të 33-ën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN