Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave, INSTAT, mallrat e eksportuara nga Shqipëria gjatë periudhës Janar-Dhjetor 2019 kanë regjistruar një rritje me 3.1% krahasuar me vitin 2018.
Sipas informacionit të publikuar nga INSTAT transporti rrugor është ai që kanë shënuar rritjen më të konsiderueshme në raport me atë ajror, hekurudhor dhe të tjera, me rreth 105 miliardë lekë mallra më shumë në total.
Sa i përket importit të mallrave vendi ynë ka hasur një rritje të përgjithshme të tyre në të gjitha llojet e transportit kryesisht atij ajror dhe rrugor. Ndërkohë që volumi i mallrave të transportuara në rrugë detare ka pasur një rënie të ndjeshme me rreth 9 miliardë lekë gjatë vitit 2019 në raport me vitin 2018, sipas INSTAT.Gjatë 2019
Sipas të dhënave, në vija të përgjithshme transporti i mallrave me det dhe ajër ka ndjekur një linjë progresive në vitin 2019 krahasuar me vitin paraardhës duke regjistruar një rritje prej përkatësisht 14.5% dhe 5.7%. Ndërkohë që volumi i mallrave të transportuara me hekurudhë për po të njëjtën periudhë krahasimore ka pësuar një rënie me 6%.