MENU
klinika

Luajnë te Barça, Chelsea dhe Juve

Tre sulmuesit kuqezi të së ardhmes

31.01.2020 - 12:16

Kombëtarja shqiptare e futbollit duket se në sulm ka të ardhme të sigurtë. Janë të paktën 3 sulmues cilësorë të rinj që luajnë me skuadrat më prestigjoze të botës.

Natyrisht, nuk luajnë me skuadrat e para, por mundësitë që të rriten dhe të marrin eksperiencë janë të mëdha. Rey Manaj, vetëm 22 vjeç, është pjesë e Barcelonës.

Të mërkurën ai u stërvit me të njëjtin grup ku ishte edhe Messi. Mund të ishte i gatshëm për Kupën e Mbretit, por trajneri Setien nuk rrezikoi dhe futi të gjithë titullarët.

Duket se karriera e Manajt është në ulje, pasi ai më parë ishte pjesë e Interit dhe tashmë luan te Barcelona B, por duke parë moshën, ai mund të luajë sërish në një ekip të madh. 12 ndeshje me Kombëtaren dhe 2 gola, e bëjnë atë një lojtar të së ardhmes.

I dyti është Armando Broja, pjesë e Chelsea. Luan me ekipin U-19, por shpesh edhe për U-23. Edy Reja pritet ta grumbullojë me ekipin e parë kombëtar, por gjithashtu edhe Lampard në verë do ta marrë tek ekipi i tij. Vetëm 19 vjeç, në 26 ndeshje ka shënuar 16 gola, shifra që flasin për një talent kuqezi.

I fundit është Xhakomo Vrioni. Që nga dje ai është bërë pjesë e Juventus. 21 vjecari shqiptar nuk do të ketë mundësinë për momentin të jetë përkrah Ronaldos me shokë, ai do të luajë me U-23.

Vrioni është grumbulluar me Kombëtaren, ndërsa tashmë pret debutimin si kuqezi. Kurrë më parë sulmuesit e Kombëtares nuk ishin pjesë e klubeve kaq prestigjoze. I fundit ishte Igli Tare që luajti me Lazion, por atëherë ishte në perëndim të karrierës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mund të luajë me ekipin e parë

Manaj stërvitet me Messin, gati për Kupën

21-vjeçari kalon te kampionët

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare firmos me Juven


Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak