MENU
klinika

Sa kemi humbur?

Tregta e jashtme/ Shqipëria ‘ftohet’ me Italinë

19.01.2020 - 11:22

Nga shifrat që ka publikuar INSTAT, gjatë vitit 2019, Shqipëria ka krijur një “hendek” me Italinë përsa i përket tregtisë së jashtme.

Referuar shifrave Shqipëria eksportoi në Itali mallra në vlerë 143 miliardë lekë, duke njohur një rënie me 6 miliardë lekë në krahasim me vitin 2018.

“Hendeku” te eksportet ndihet më tepër te grupmallrat ‘tekstile dhe këpucë’ dhe grupmallrat materiale ndërtimi dhe metale’.

Ky efekt ndihet edhe tek importet, ku sërish rezulton një rënie të fortë. Në vitin 2019, Shqipëria importoi nga Italia mallra në vlerë 164 miliardë lekë, 11 miliardë lekë më pak se në vitin 2018.

Sa i përket importeve, “hendeku” është në të gjitha grupmallrat, me përjashtim të “ushqim, pije e duhan” që ka njohur rritje. Zërat e tjerë janë të gjtihë me rënie në krahasim me vitin 2018.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN