MENU
klinika

Cili qytet ka shpenzuar më shumë?

Ulja e temperaturave rrit konsumin e energjisë

07.01.2020 - 14:28

Ditët e ftohta të dimrit kanë rritur konsumin mesatar ditor të energjisë elektrike që llogaritet 22 gigavat në orë.

Administratori i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë, Petraq Lika në një prononcim për ATSH-në deklaroi sot se ulja e temperaturave dhe festat e fundvitit shtuan konsumin mesatar ditor të energjisë.

Sipas tij, Korça ishte qyteti që shënoi edhe konsumin më të lartë të energjisë elektrike gjatë festave, ndërsa Tirana dhe Durrësi janë dy qytetet që kanë rreth 50% të ngarkesës ditore të energjisë.

Lika po ashtu bëri të ditur se OSHEE ka një plan gatishmërie të cilin e zbaton për të përballuar çdo defekt që mund të ndodhë në sistem.

Sa i takon ditëve të fundvitit, Lika theksoi se 2200 punonjës ishin në terren në të gjitha nyjet kritike të sistemit, të gatshme për të parandaluar çdo defekt që mund të ndodhë.

“Nga analiza që kemi bërë kemi 25% përmirësim të performancës gjatë festive të Fundvitit, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2018-s. Nëse e kishim një orë e 49 minuta kohën mesatare të mbetjes pa energji të abonentit në 2018-n, gjatë këtij fundviti koha u reduktua me 40 minuta. Kjo falë një angazhimi të strukturave të operatorit”, – deklaroi Lika.