Hotelet në Shëngjin u kanë dhënë ultimatum të strehuarve për tu larguar, nga dita e sotme. Të shqetësuar, kur ende nuk kanë gjetur një banesë me qira, dhe në shumë raste as nuk kanë marrë bonusin e qirasë, banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit, shtëpitë e tyre u shpallën të pabanueshme.
Në hotele në Shëngjin janë rreth 700 banorë, pasi ditët e fundit ka pasur shumë largime. Pritet të shihet se si do të jetë fati i këtyre banorëve, në kushtet kur i është vënë ultimatum për të liruar hotelet nga dita e sotme.
Shumë do të kthehen duke rrezikuar në banesat e tyre të shpallura të pabanueshme, por ka edhe ata që nuk kanë mundur të bëhen pjesë e procedurave të aplikimit, pasi nuk kanë certifikatë pronësie.