MENU
klinika

Vdekja e dy foshnjave

Drejtoresha e Spitalit shpjegon ngjarjen

26.01.2020 - 20:34

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Berat, ku dy foshnja binjakë vetëm 5 muaj kanë ndërruar jetë.

Mësohet se në lidhje me këtë ngjarje, ka reaguar drejtoresha e Spitalit Rajonal të Beratit, Edlira Shkëmbi. Kjo e fundit tregon sesi ndodhi ngjarja dhe veprimet që janë kryer.

“Ditën e sotme rreth orës 10.00 në shërbimin e Pediatrisë u paraqitën dy fëmijë binjakë (djem) të moshës 4 deri 5 muaj banues në lagjen Uznovë, shoqëruar nga nëna e tyre. Mjeku pediatër referon se fëmijët ishin të dy pa shenja vitale në momentin që kanë ardhur në spital dhe mund të kishin 1 orë që mund të kishin vdekur.

Në këto kushte, mjeku thjesht ka konfirmuar vdekjen pa patur mundësi të jepte ndihmë mjekësore. Fëmijët nuk janë paraqitur më parë në spital për vizitë dhe nuk kemi informacion mbi historikun apo problematika për shëndetin e tyre. Fëmijët u transferuan në Morgun e Spitalit. Menjëherë u ftua mjekësia ligjore dhe policia për të gjetur shkakun e vdekjes”, tha drejtoresha e Spitalit të Beratit Edlira Shkëmbi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Arrestohen 20 persona, ja për çfarë akuzohen!

Aksioni i FNSH dhe RENEA-s në gjithë Shqipërinë

Mbyllet rektorati dhe departamenti i Biologjisë

3 të prekur me COVID19 në Universitetin e Vlorës

Tre nxënës dalin të infektuar me COVID

Alarmohet shkolla private në Fier

Kontrolle të gjithë drejtuesve të mjeteve

FNSH e Shqiponjat “blindojnë” Fierin

Çfarë u gjet në Vlorë e Berat

Shqiponjat e RENEA zbresin në terren