MENU
klinika

'Godet' konsumin dhe shërbimet

Virusi kinez “infekton” bursat

22.01.2020 - 09:26

Virusit vdekjeprurës, me origjinë nga Kina, nuk i kanë shpëtuar as tregjet e kapitalit këtë javë. Fillimisht ka prekur tregjet aziatike duke u përhapur më pas edhe tek bursat europiane.

Ekspertët kanë konfirmuar se sëmundja ka hyrë në një fazë të re dhe po transmetohet nga njeriu tek njeriu, ndërkohë që 6 persona kanë vdekur deri më tani.

Investitorët kanë mbyllur pozicionit në bursa përpara Vitit të Ri kinez dhe indeksi i Hong Kongut humbi 2.8%. Aksionet e kompanive të luksit në Europë, që janë të ekspozuara ndjeshëm ndaj tregut kinez, ranë prej shqetësimeve se përhapja e virusit do të ndërpresë udhëtimet dhe pazarin gjatë periudhës së pushimeve.

Kërcënimi i infeksionit, ndërkohë që qindra milionë njerëz udhëtojnë gjatë Vitit të Ri kinez, i kujtoi investitorëve pasojat e krizës së SARS në vitin 2003, që vrau 800 persona.

Operuesit e fluturimeve të gjatë, Air France, Lufthansa dhe British Airways ranë me mbi 2% në vlerë tregu. Humbësit më të mëdhenj ishin prodhuesit e mallrave të luksit, që janë të ekspozuar ndaj Kinës, si LVMH, Kering, Hermes dhe Burberry.

Analistët paralajmërojnë se përhapja e koronavirusit mund të shkaktojë një goditje të madhe në kërkesë, veçanërisht tek konsumi , shërbimet dhe udhëtimi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Arsyet që e bëjnë metropolin financiar të globit

New Yorku shpallet qyteti më i pasur në botë

Sa pensionistë do të përfitojnë në Tiranë

Nis aplikimi i të moshuarve për abone falas

Kontratat zhvendosen në destinacione më të lira

Analiza: Fillon falimentimi i fasonit në Shqipëri!