MENU
klinika

Nderimi i Kadaresë/ Vjen dhe reagimi i Thaçit

“Vlerësim i lartë ndërkombëtar për gjeniun e letrave shqipe”

01.01.2020 - 20:40

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi uroi sot shkrimtarin Ismail Kadare me rastin e marrjes së titullit “Oficer i Madh i Legjionit të Nderit” nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Për Thaçin, ky është një vlerësim i lartë ndërkombëtar për krijimtarinë e jashtëzakonshme, për Kadarenë, ose siç njihet gjeniu i letrave shqipe.

“Nderimi i shkrimtarit tonë të shquar Ismail Kadare me titullin e lartë shtetëror “Oficer i Madh i Legjionit të Nderit” nga Presidenti francez Emmanuel Macron është vlerësim i lartë ndërkombëtar për krijimtarinë e jashtëzakonshme të gjeniut të letrave shqipe, që me vite është pretendent për Çmimin Nobel për letërsi.

Shkrimtarit Ismail Kadare, që me dinjitet e përfaqëson letërsinë shqipe në rang botëror, i shprehim urimet më të sinqerta, ndërsa Presidentit Macron falënderim dhe konsideratë të veçantë”– shkruan Thaçi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Reagon Rama për nderimin e Kadaresë

“Falenderim për Macron që çmoi një shqiptar…”

"Qoftë fillim i mbarë për popullin tonë"

Vlerësimi i Kadaresë nga Presidenti Macron, reagon Meta