Godina e njohur si shtëpia e oficerave në Vlorë do të shndërrohet në shtëpinë e re të Kadastrës në qytetin bregdetar. Tetë familjet që prej kohësh jetonin aty me qira u larguan.
Ata nuk e kundërshtuan vendimin për të cilin ishin paralajmëruar, por nga ana tjetër thonë se do të përballen më vështirësi për të gjetur shtëpi.
“Duam një banesë sociale. Kam 5 fëmijë ku të shkoj?”– thotë një banor.
Por bonusi i qirasë deri në 15 mijë lekë në muaj është zgjidhja që u ka ofruar këtyre banorëve Bashkia e Vlorës, pasi thonë se janë njoftuar me vonesë
Shtëpia e Oficerave në Vlorë prej disa vitesh ishte kthyer në një strehë për familjet në nevojë për shkak të një qiraje të ulët që paguhej.
Ndërsa tashmë, ndërtesa pritet të rivihet në funksion të qytetarëve.