MENU
klinika

Të dhënat shqetësuese të Raportit

“Word Vizion”/ Tërmeti goditi të varfërit

16.01.2020 - 14:06

Gjithkush është njohur me pasojat që solli tërmeti i 26 Nëntorit në Durrës, Thumanë, por jo vetëm.

Gjithë situata e krijuar tërhoqi vëmendjen e mjaft organizatave dhe mediave të njohura, të cilat bën raportime të gjendjes aktuale në Shqipëri pas tërmetit. Raporti i rradhës na vjen nga “World Vizion”, të dhënat e të cilit janë shqetësuese. “World Vizion” është një shoqatë bamirësie ndërkombëtare, me qendër edhe në Shqipëri dhe Kosovë.

Raporti është kryer në formën e një ankete dhe jep një vlerësim të qartë të profilit ekonomik dhe social të banorëve më të prekur.

Sipas tij vetëm 32.1% e familjeve të prekura nga tërmeti kanë pagën si burimin e tyre parësor të të ardhurave. Thuajse po kaq, në 31.9% janë familjet të cilat kanë pensionin si të ardhurat e tyre parësore. Më pas ndjek puna ditore me rreth 18% dhe ndihma ekonomike me rreth 17%. Madje, janë rreth 5% e familjeve të cilat deklarojnë se burimi i tyre parësor i jetesës është: lypja, puna e fëmijëve, apo kursimet.

Të tjera të dhëna ndërkohë tregojnë se, rreth 81% e të rriturve kanë përjetuar simptoma si stres, ankth, apo mungesë gjumi, pas tërmetit të datës 26 nëntor. Rreth 37% e të anketuarve tregojnë se nuk punojnë dhe nuk mund të paguajnë as për ushqim.