Pallati madhështor që perandori romak Neron, ndërtoi gati 2.000 vjet më parë, ruan prej shekujsh një sekret nëntokësor. Arkeologët që punonin për restaurime në ndërtesën antike, gjetën një dhomë të madhe të fshehtë, mes muresh, zbukuruar me krijesa reale dhe mitike.
Krijesat ishin në ngjyra të kuqe dhe disa prej tyre ka të praruar. Rreth 2,000 vjet më parë, dhoma e fshehur ka të ngjarë të ishte shumë më e madhe dhe e gjitha prej floriri.
Muralet janë të zbukuruara me centaurët mitikë në formën e perëndisë-dhi, zogjve dhe krijesave detare.
Një luftëtar që ndeshet me një panterë, gjithashtu është pjesë e vizatimit që ekspertët, e quajtën “sfinksi i heshtur dhe i vetmuar” mbi një gur të shenjtë.
Ky sfinks është arsyeja pse dhoma tani quhet “Dhoma e sfinksit”. Pallati antik, i njohur zakonisht si “Domus Aurea” ose “Shtëpia e artë”, mendohet se është ndërtuar menjëherë pas zjarrit të madh të Romës, në vitin 64 pas Krishtit. Kishte 300 dhoma, që shpërndaheshin në 300 hektarë të peizazhit kodrinor të Romës.
Neroni ishte i njohur si një tiran mizor, që bënte një jetë ekstravagante, vrau brutalisht të ëmën. Pallati i tij i madh, nuk ishte në shijen e perandorëve që erdhën pas tij, pasi ai vrau veten në vitin 68 pas Krishtit. Neroni ndërmori aktin, kur mësoi se ishte dënuar me vdekje, si armik i popullit.
Ai ishte perandori i parë romak, që vdiq në këtë mënyrë. Pas vdekjes së tij, u bënë vizatime për të zhdukur provat e pallatit të madh “Domus Aurea”, pasi u konsiderua tepër ekstravagant dhe problematik.
Strukturat e famshme si Koloseu, u ndërtuan mbi të dhe pjesët e tjera u mbuluan.
“Dhoma e sfinksit” u zbulua në një pjesë të pallatit, në kodrën Oppian. Gërmimet e pallatit të gjerë, janë në vazhdim dhe mund të jenë mjaft të ndërlikuara, për shkak shkatërrimit të konsiderueshëm të ndërtesës antike.
“Dhoma e sfinksit” u zbulua rastësisht, teksa arkeologët ndezën dritat që u duheshin për të punuar në një seksion tjetër të pallatit. Ata vunë re, se drita u përmbyt në një hapje në cep të dhomës, ku fshihej dhoma që sapozbuluan.
Fatkeqësisht, dhoma është mbushur me materiale të ndryshme dhe nuk ka plane për ta gërmuar, pasi pastrimi i materialeve mund të destabilizojë të gjithë kompleksin. Zbulimi ofron të dhëna të reja, mbi jetën e perandorit tiran.
Drejtori i Parkut Arkeologjik të Koloseumit, Alfonsina Russo, tha se në errësirën për gati njëzet shekuj, “Dhoma e sfinksit” dëshmon për mënyrën e jetesës së principatës së Neronit.