MENU
klinika

Pacientët evakuohen me urgjencë

Zjarr në Spitalin e Durrësit, pavioni mbushet me tym

11.01.2020 - 08:30

Spitali i Durrësit është përfshirë nga flakët gjatë orëve të para të mesnatës.

Zjarri ka rënë në sektorin e Kirurgjisë dhe ka përfshirë më pas edhe katet e tjera të spitalit, duke djegur kabinën elektrike, dhe për pasojë duke mbushur me tym pavionin dhe duke rrezikuar jetën e pacientëve nga asfiksia.

Shkak për rënien e zjarrit dyshohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike. Punonjësit e spitalit ishin të parët që vunë në lëvizje pacientët, ndërkohë që në vendngjarje mbërritën edhe forcat zjarrfikëse e policia, duke bërë të mundur evakuimin e pacientëve dhe materialeve në spital.

Bashkë me zjarrfikësit e Durrësit, në shuarjen e flakëve dhe evakuimin e pacientëve u angazhuan dhe zjarrikëset e Shijakut. Ndërkohë, nuk ka ende një reagim zyrtar për zjarrin, por fatmirësisht nuk raportohet për njerëz të lënduar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pasi vrau Dritan Haxhollin në banesën e Qatjas

Apeli i Durrësit lë në burg policin Bledar Toçi

Reagon opozita për atentatin ndaj Ndojit

“Blindohet” Spitali i Traumës në Tiranë


Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin