MENU
klinika

Tronditëse në Kurbin

Zjarri shkrumbon banesën, asfiksia i merr jetën një fëmije

17.01.2020 - 16:04

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur këtë mesditë në fshatin Sanxhak të Kurbinit, ku zjarri ka shkrumbuar një banesë, duke i marrë jetën një fëmije.

Zjarrfikëset kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Ndërkohë, policia njofton se ka mbetur viktimë nga asfiksia dhe djegia fëmija 2-vjeçar.