MENU
klinika

Njihuni me trajnerin e ri

Zyrtare, Setien zëvendëson Valverden te Barcelona

14.01.2020 - 11:05

Ernesto Valverde nuk do të jetë më trajner i Barcelonës. Klubi katalanas ka vendosur të mos i japë më besim pas eliminimit nga Atletico Madridi në gjysmëfinalen e Superkupës me rezultatin 3-2.

Kampionët e Spanjës dolën me komunikim zyrtar ku reklamuan shkarkimin e teknikut aktual. Emri që do të marrë drejtimin është Quique Setien. Ish-tekniku i Betisit do të zërë vendin e Valverdes.

Setien si futbollist është aktivizuar edhe me Atletico Madrid në vitet 1985-1988, ndërsa si trajner kulmin e karrierës e ka me Betis Sevilla, teksa më parë ka drejtuar edhe Lugo dhe Las Palmas.

61-vjeçari ka objektiva të rëndësishëm përpara, duke nisur nga La Liga, Champions League dhe Kupa e Mbretit. Në një klub si Barcelona trofetë janë detyrim, ndaj Setien e pret një punë shumë e vështirë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN