Nuk është më Manchester City në krye të renditjes botërore sa u përket klubeve më të pasura në futboll. PSG e spostoi nga vendi i parë dhe tani klubi francez ka potencialin më të madh ekonomik në futboll.
Sipas “Soccerex Football Finance 100″, Bayern Munich është i treti, por i largët në shifra, krahasuar me dy të parët. Tottenham dhe Real Madrid plotësojnë 5-shen më të mirë.
Manchester United, nga ana tjetër, zbriti nga “top 10” në vendin e 16-të, kryesisht për shkak të nënçmimit të vlerës së ekipit dhe rritjes së borxhit. Të dhënat marrin parasysh vlerën e lojtarëve, asetet, likuiditetin, investimin e mundshëm të pronarit dhe borxhin neto.
1.PARIS SG 5.318 milionë €
2.MANCHESTER CITY 5.197 milionë €
3.BAYERN MUNICH 3.888 milionë €
4.TOTTENHAM 3.441 milionë €
5.REAL MADRID 3.336 milionë €
6.ARSENAL 3.150 milionë €
7.CHELSEA 2.893 milionë €
8.LIVERPOOL 2.616 milionë €
9.JUVENTUS 2.195 milionë €
10.BORUSSIA DORTMUND 2.154 milionë €