Nga tetori janë shënuar 100 raste të rënda, nga të cilët 88 pacientë janë kuruar në reanimacion, 41 vetëm javën e fundit. Nga këto raste, kanë humbur jetën 21 pacientë, 8 vetëm këtë javë.

Organizata e Shëndetësisë Publike Greke bën të ditur se 58% e rasteve të rënda nuk ishin vaksinuar kundër gripit sezonal të tipit A. Me urdhër të ministrisë së Arsimit sot janë mbyllur mjaft kopshte e shkolla fillore në Athinë, Selanik, Kavala, Samo e ishuj të tjerë, për shkak të numrit të lartë të të miturve të sëmurë me grip.

Autoritetet kompetente bëjnë thirrje për vaksinim sa më shpejt, pasi epidemia sezonale në Greqi pritet të zgjasë deri në fund të muajit Mars.