Shkëmbimet tregtare me Gjermaninë në vitin 2019 llogariten në 6% të totalit, duke e renditur këtë vend si partnerin e katërt tregtar.
Sipas statistikave zyrtare të Institutit të Statistikave, në vitin 2019 importet drejt Gjermanisë shënuan ulje kundrejt vitit 2018 duke arritur në 46.4 miliardë lekë nga 49.5 miliardë lekë që ishin në 2018-n.
Ndryshe nga importet, eksportet referuar të dhënave ishin më të lartas se sa në 2018-n.
Në vlerë ato arritën në 14.1 miliardë lekë nga 13.4 miliardë lekë që llogariteshin në 2018-n.
Sipas raportit mbi tregtinë e jashtme, në rritjen e eksporteve, kontribuesit më të mëdhenj ishin grupi “tekstile dhe këpucë” me rreth 7.5 miliardë lekë, pasuar nga grupi “materiale ndërtimi dhe metale” me 1.5 miliardë lekë.