MENU
klinika

Nga Prof. Dr. Fadil Maloku

A mundet tarifa me na prishë me Amerikën?

28.02.2020 - 10:13

1. Për t’u bë gati për ”negociata” finale dhe të dhimbshme (që dosido kjo fjala të “dhimbshme” nënkupton kompromise, të cilave askush nuk po ua di as masën e as dimenzionin; social, e as atë politik), si edhe pas emërimit të “bulduzherit” Grenell në cilësinë “lehtësuesit” në këtë çështje, duket që Amerika lidhur me interesat e saja në Ballkan dëshiron të ushtrojë një lloj rikonfigurimi dhe ridimensionimi të këtyre interesave për dekadat që po hyjmë.

2. Natyrisht, duke llogaritur gjithnjë interesat e veta gjeo-strategjike amerikane dhe sigurinë e stabilitetit të saj afatgjatë, nuk shoh ndonjë ndryshim rrënjësor. Sepse, thjeshtë ajo kētë e ka bërë prej mbarimit të luftës së dytë botërore, e këndej. Mirëpo, administrata aktuale është duke “testuar” ashiqare (për mos me thënē edhe shumë insistuese disciplinuese!) besnikërinë e shumë qeverive nëpër botë. Kurse në Europë, në veçanti ate të Kosovës.

3. E them kështu edhe për shkakun se ajo me ndihmën e aleatëve tjerë evropianë arriti t’i futë nën ombrellën e sigurisë së NATO-s pothuajse të gjitha ish republikat e ish-Jugosllavisë, plus Shqipërinë, përveç Serbisë. E duke qenë në këto pozicionime, duket që ka gatishmëri për koncesione të reja (plus ahtisariane) ndaj Serbisë, vetëm e vetëm që ta largoj sa të mundet nga “orbita” e Rusisë.