Kompani e njohur gjermane e cila merret me modifikimin e veturave, ABT Sportsline, në ofertën e saj tani ka edhe një paket të re për përforcimin e karavanit sportiv të Audit, RS4 Avant.
Ky RS4 Avant i ridizajnuar, i cili ka motor 2.9-litër Twin-Turbo V6, tani ka kapacitet prej 390 kW/530 kuajfuqi në vend të 331 kW/450 kuajfuqi.
Kjo kompani, nuk ka zbuluar detajet për përshpejtimin nga 0 deri në 100 kilometra në orë por kujtojmë se modeli standard RS4 Avant këtë shpejtësi e arrin për 4,1 sekonda.
Gjithashtu, ABT për këtë karavan sportiv ofron edhe set të ri të rrotave 20 dhe 21-inçësh nga alumini, amortizatorët e modifikuar, sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave, disa pjesë për dekorimin e enterierit, etj.