MENU
klinika

Në arrati prej katër muajsh

Agim Kajmaku zyrtarisht i pandehur! Çështja kalon për gjykim

18.02.2020 - 15:22

Gjykata e Tiranës ka vendosur sot të kalojë për gjykim çështjen e ish- kryebashkiakut të Vorës Agim Kajmaku.

Prej muajsh Kajmaku është në kërkim por duket se gjyqi do të fillojë edhe pse pa praninë e tij.

Ai u denoncua nga PD se kishte fshehur dënimin në Greqi për falsifikim parash. Greqia e shpalli të pafajshëm por ishte e vërtetë që në vitin 2003 ai ishte shpallur në kërkim për falsifikim të kartëmonedhave dhe nuk u kap pasi kishte ikur në Shqipëri. Por në formularin e dekriminalizimin ai e fshehu këtë rast dhe më pas ai u shkarkua nga detyra e kryebashkiakut pak muaj pasi e kishte marrë detyrën.


Ai u shpall në kërkim pasi kur KQZ e shkarkoi, ai vijoi të bëjë kryebashkiakun duke firmosur shkarkimin e dy nënkryetarëve të Bashkisë Vorë, Laureta Omerni dhe Hekuran Brahimajn duke zgjedhur Gent Picarin në këtë post, i cili u shkarkua pak ditë më parë. Në të gjitha seancat në Gjykatë Kajmaku nuk ka qenë i pranishëm por përfaqësohet nga avokati ndërkohë që është në arrati.

  Prokuroria e akuzon ish- kryebashkiakun për 3 vepra penale ”Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”. ”Falsifikim i dokumentave” dhe ”Kryerja e funksionit pas dhënies fund të detyrës”.

Shoku i tij Martini u vra, ndërsa vetë mori 5 plagë me thikë

Zbardhet dëshmia e 14-vjeçarit tek Trauma!

“Takim kuqezi me shqiptarët e Britanisë“

Kryeministri Rama mesazh para turit me emigrantët në Londër

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin