MENU
klinika

Çfarë premton Yuri Kim?

Ambasadorja e SHBA jep 3 mesazhe të forta për Shqipërinë

10.02.2020 - 09:34

Ambasadorja e SHBA në TIranë, Yuri Kim, ka dhënë një mesazh për të gjithë shqiptarët, teksa ka prezantuar tri prioritet e saj kryesore, gjatë detyrës si kryediplomate amerikane në vendin tonë.

Video-mesazhi i saj është publikuar në faqen e Facebook të ambasadës së SHBA, ku thuhet “Ashtu si Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur Shqipërinë gjatë viteve, Shqipëria ka qenë një mike dhe aleate besnike e Shteteve të Bashkuara. Njihuni me Ambasadoren e re të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Yuri Kim”.

“Së pari, do të punoj për të thelluar marrëdhënien tonë në fushën e mbrojtjes, që Shqipëria të bëhet aleate më e fortë dhe e aftë. Së dyti, di vijoj të nxis zhvillimin demokratik të Shqipërisë, për të mbështetur përpjekjet tuaja për anëtarësimin në BE. Aspiratat evrpiane të Shqipërisë dhe reformat që ato kërkojnë do të sjellin më shumë begati dhe qëndrueshmëri për ju dhe rajonin.

Së treti, do të punoj për të nxitur eksportet dhe investimet e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, në mënyrë që të krijojmë më shumë vende pune dhe mundësi për amerikanët dhe shqiptarët”- thotë ndër të tjera ambasadorja e SHBA, Yuri Kim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Shqipëria ka mbijetuar prej SHBA-së"

Kryetari i Kuvendit pret ambasadoren Yuri Kim