Ashtu edhe siç ishte paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama, Anti-KÇK-ja zbret sot në terren. Efektivët e OFL-së, Operacioni Forca e Ligjit, e cila është Njësia Speciale që pas 6 muajsh trajnim të specializuar dhe stërvitje del në terren për të zbatuar në bashkëpunim me SPAK-un, Ligjin Special të sapo miratuar për masat pasurore ndaj personave të dënuar ose akuzuar për krim të organizuar.
Një ditë më parë kryeministri Edi Rama tha se ky është një moment historik në historinë e përballjes së policisë së shtetit me krimin. Rama u shpreh se në kohë ekstreme, nevojiten masa ekstreme. Shefi i qeverisë nënvizoi se “sot policia e shtetit është si asnjëherë e angazhuar dhe e gatshme të flasë me gjuhën e rezultateve, fakteve dhe shifrave konkrete që e bëjnë të pamundur krahasimin me të shkuarën”.