MENU
klinika

Takimi me ambasadorin e BE, Basha

Basha: S’kemi ndryshuar kërkesat, jemi për zgjedhje të parakohshme

12.02.2020 - 10:27

Kreu i PD-së, Lulzim Basha zhvilloi mëngjesin e sotëm një takim me ambasadorin e BE Luigi Soreca.

Në një prononcim për mediat në selinë e PD-së në përfundim të takimit, Basha u shpreh se opozita vijon t’i qëndrojë kërkesës për zgjedhje të parakohshme.

“Kriza ekonomike është produkt i krizës politike. Opozita nuk ka ndryshuar kërkesat dhe i qëndrojmë asaj të zgjedhjeve të parakohshme.”– tha Basha.