MENU
klinika

Champions, ndeshjet e para të 1/8 finale

Bayern nuk fal në Londër, paqe në Napoli

25.02.2020 - 22:55

Ndryshe nga një javë më parë, mbrëmja e sontme në Champions League nuk ka dhuruar surpriza. Bayern Munchen fitoren thellë 3-0 në Londër ndaj Chelseat, ndërsa Napoli-Barcelona përfundon 1-1.

Bavarezët kanë treguar edhe njëherë supremacinë ndaj skuadrave angleze, duke u hakmarrë ndaj Chelseas në një farë mënyre për finale e vitit 2012. Pjesa e parë përfundoi në barazim pa gola.

Në të dytën, dy herë Gnabry dhe një herë Lewandowski shkatërrojnë Blutë, ndërsa kampionët e Gjermanisë thuajse e shohin veten në cerekfinale. Ndeshja e kthimit një formalitet.

Në “San Paolo” u zhvillua një duel i fortë. Napoli shënoi në 30’ me Mertens dhe e mbylli fraksionin e parë në avantazh. Stadiumi i mbushur plot ëndërroi për një fitore, qoftë edhe minimale.

Por Barcelona në pjesën e dytë e rriti ritmin dhe Griezman realizon në 57’. Messi me shokë e kërkuan edhe golin e fitores. Argjentinasi, si rrallëherë, u ndëshkua me karton të verdhë. Ndërsa Vidal merr të kuq në 89’. Mbyllet 1-1, me katalanasit më të favorizuar në kthim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Champions, ndeshjet e para të 1/8 finale

Thyhen kampionët, super Haaland sfumon Neymar

Champions, ndeshjet e para të 1/8 finale

Goleadë e Atalantës, surprizon Leipzig


Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin