MENU
klinika

NBA

Bien Clippers, Harden vendimtar për Houston

12.02.2020 - 11:51

Na ndajnë edhe 4 ditë nga spektali i madh i “All Star Game” në NBA, por ndërkohë ekipet kanë vijuar me ndeshjet e tyre në dy konferencat. Los Angeles Clippers është mundur 110-103 në transfertë nga Philadelphia, duke humbur terren karshi Lakers në renditje.

Skuadra e Philadelphias e dominoi ndeshjen dhe e meritoi fitoren, me Ben Simmons autor i një “triple double”, me 26 pikë, 12 rebound e 10 asist. Po 26 pikë realizoi edhe Embiid për Philadelphia, duke i bërë të pavlefshme 30 pikët e Leonard për miqtë.

Ndërkohë, rikthehet te fitorja Houston në shtëpi, që mundi 116-105 Boston, sfidë e vendosur në pjesën e dytë më favor të ekipit teksan. James Harden realizoi 42 pikë, ndërsa Westbrook 36 pikë e 10 rebound. Houston mbetet në vendin e pestë në Konferencën e Perëndimit, ndërsa Clippers në vendin e tretë.

San Antonio mposhti jashtë fushe 114-106 Oklahoma, ndeshje e komanduar nga Spurs. Më të mirët për miqtë ishin Leonard dhe Murray, me nga 25 pikë secili. Ndërsa skuadra e New Orleans, falë 31 pikëve të Williamson, mundi 138-117 Portland.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN