MENU
klinika

Sa para duhen për rimëkëmbjen?

Turizmi dhe bujqësia humbën 90 mln euro

08.02.2020 - 11:21

Sektori prodhues, përfshirë këtu dhe katër nënsektorët e tij si biznesi dhe punësimi, turizmi, trashëgimia kulturore dhe bujqësia, janë më të dëmtuarat e tërmetit të 26 Nëntorit.

Referuar raportit të vlerësimit të nevojave pas fatkeqësisë natyrore, në së sektorin e biznesit dhe punësimit, 714 biznese rezultuan të dëmtuara. Në turizëm 50 struktura akomoduese dhe shërbime. Sa i takon trashëgimisë Kulturore, 5 muze u mbyllën,m ndërsa 53 monumente u klasifikuan me rrezik të lartë dhe mesatar.

Dëmet në bujqësisë ishin më të vogla, dhe lidhen me inputet dhe pajisjet bujqësore, siç janë ushqimi i kafshëve të depozituara, plehrat dhe traktorët, gjithashtu, ka pasur dëme në argjinaturat dhe stacionet e kullimit të ujit në Durrës dhe Lezhë.

Dëmi i përgjithshëm i vlerësuar për sektorin është 70.8 milion euro, dhe për humbjet janë 79.6 milion euro, duk e çuar shifrën totale në 150.4 milionë euro.

Turizmi pësoi më shumë dëme dhe humbje në vlerë 90.2 milion euro, shumica e të cilave janë për shkak të humbjeve nga një rënie e pritshme e vizitorëve të huaj për periudhë 2020- 2022. Nënsektori i Biznesit dhe Punësimit është i dyti më i prekur, me rreth 53 milionë euro në dëme dhe humbje, shumica e tij për shkak të dëmit të pësuar nga 714 biznese në prodhim dhe tregti. Ndërsa dy fushat e tjera zënë një peshë më të vogël.

Nevojat afatgjata për rikuperim në këtë sektor arrijnë në 51.83 milion euro, më shumë se gjysma në biznes dhe punësimit me 27.84 milion euro, i ndjekur nga turizmi me 10.88 milion euro, ndërsa nevojat afatashkurtra arrijnë në 18.6 milionë euro.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rindërtimi, investimet dhe rritja ekonomike

‘Themelet’ mbi të cilat u ngrit buxheti 2020

Mblidhet Komiteti Ndërkombëtar i Rindërtimit

“Problem i madh është financimi i gjithë operacionit”


Ndryshimet që po synohen të finalizohen

Të pathënat nga skema e re e pensioneve

Një skemë garancie sovrane për bujqësinë

Brenda qershorit, rishikohet buxheti 2024!

Rritje pritet edhe nga stomatologët dhe psikologët

Pas taksimit për profesionet e lira, avokatët shtrenjtojnë tarifat!