MENU
klinika

Pa marrëveshje!

Partenoni: Britania nuk ia kthen statujat Greqisë

20.02.2020 - 12:47

      Britania e Madhe ka njoftuar se rikthimi i monumenteve historike në vendet e origjinës, nuk mund të jetë pjesë e marrëveshjes tregtare, që do të bëhet me Bashkimin Evropian, pas Brexit-it.

Drafti negociues i BE-së, që rrodhi si informacion në shtyp, parashikon që palët “të diskutojnë problemet lidhur me veprat kulturore, që janë zhvendosur në mënyrë të paligjshme”.

Shtypi britanik ka shkruar se çështja në fjalë është vendosur në rend dite nga Greqia, që nga ana e saj thekson, se i janë vjedhur shumë vepra historike përfshirë statujat e Partenonit dhe se, ndaj Athinës kanë dhënë mbështetjen Qiproja greke dhe Spanja. Por, zëdhënësja e qeverisë britanike, në një deklaratë lidhur me çështjen, ka refuzuar rikthimin e statujave, që qëndrojnë të ekspozuara në Muzeun Britanik.

“Qëndrimi i Britanisë lidhur me statujat e Partenonit, nuk ka ndryshuar. Këto janë në përgjegjësi ligjore të Muzeut Britanik, ndaj nuk mund të bëhet çështje diskutimi në kuadër të marrëveshjes tregtare”, – ka theksuar zëdhënësja.

Athina, prej shumë vitesh kërkon rikthimin e statujave, çfarë Britania e kundërshton. Në Muzeun Britanik, krahas monumenteve të Greqisë së lashtë, ekspozohen edhe vepra të grabiura nga disa vende, përfshirë edhe Turqinë.

Rreth gjysma e statujave që zbukurojnë Tempullin e Partenonit, ndërtuar në shekullin V para erës sonë, janë dërguar në Britani nga diplomati anglez, Lord Elgin, mes viteve 1801-1803.

Për më shumë lajme, vizitoni: www.konica.al

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit